info@visionconsulting.al

   +355 69 633 3203   Rr. Panorama n.13, Tirana - Albania

Rëndësiae “Break even point” ne kohe krize! si ti mbijetojmë krizës?LajmeFinancat e KorporataveRëndësiae “Break even point” ne kohe krize! si ti mbijetojmë krizës?

Rëndësiae “Break even point” ne kohe krize! si ti mbijetojmë krizës?

Break even point

Jam gjithmonë I bindur se ç’do krize ekonomike-financiare sjell zhvillim, sepse lindin nevoja te reja dhe personat me shpirt sipërmarrësi krijojnë shoqëri te reja që të plotësojnë këto nevoja, por për momentin do të doja të përqendrohesha tek shoqëritë që ekzistojnë dhe përpiqen të mbijetojnë ne momente krize (COVID 19 krijoi një krize botërore si në aspektin ekonomik dhe atë financiar).

Pika kryesore e mbijetesës është që një shoqëri të arrije të mbuloi kostot deri sa të përfundoi kriza, pra arritja e Break even point që nga tani e në vazhdim do e thërrasim B.E.P.

Çfarë është B.E.P?  Koncepti i pikës së barazimit ose BEP është një nocion i dobishëm për t’iu përgjigjur një pyetje të thjeshtë: “sa duhet të faturohet së paku për të pasur të ardhura operative (EBIT– earnings before interest and taxes) të barabartë me zero?” Ose e shprehur ndryshe; përcakton nivelin minimal të ardhurave, të cilin një kompani duhet ta arrije / kalojë në mënyrë që të fillojë të ketë një rezultat pozitiv ekonomik (profit).

Analiza e B.E.P përqendrohet në marrëdhëniet midis të ardhurave, kotove fikse dhe kostove variabile. Rezulton te përdoret gjerësisht për te verifikuar nivelet optimale të prodhimit të nevojshëm për të njohur piken e ndarjes, d.m.th kur të ardhurat dhe kostot totale (KF+KV) janë të barabarta. Në rast se një kompani operon në situate ku të ardhurat janë me të ulëta se kostot, ne jemi në një situate humbje. Nëse kjo situate vazhdon me kalimin e kohës, nuk këshillohet të vazhdohet aktiviteti i biznesit.

Kostot fikse dhe kostot variabile

Për të bërë analizën e BEP në mënyre të pashmangshme është e nevojshme të theksohet struktura e kostove të kompanisë. Në përgjithësi, dallimi kryesor është midis kostove fikse dhe kotove variabilë. Le të përpiqemi të shpjegojmë këto dy lloje kostosh.

Kosto fikse (KF):

Kostot fikse janë kosto që brenda një kufiri të caktuar sasie prodhimi nuk ndryshojnë, munde të përmendim disa lloje kostosh fikse por në përgjithësi i dallojmë nga ngurtësia e tyre për të ndryshuar dhe të lidhura me kontrata si p.sh qiraja e magazinës, apo lokaleve, kontratat për energjinë elektrike dhe e ujit.

Kosto variabile (KV):

Kostot variabile ndryshojnë në proporcion me shumen e të ardhurave. Prandaj mund të theksojmë faktin që kostot variabile janë konstantë për njësi prodhimi dhe rriten me rritjen e prodhimit. Disa prej kostove variabile janë; kostoja e lëndëve te parë, kosto e konsulentëve te jashtëm etj.

Grafiku i kostove fikse, variabile dhe totale.

                                                            

Siç munde ta shihni, KF përfaqësohen nga një kurbe horizontale, KV një kurbe e zhdrejte që rritet me rritjen e volumit të prodhimit. KT  përfaqësohet nga një kurbe e zhdrejte që fillon nga pika e fillimit të KF dhe e cila do të jetë paralele me atë të KV (KT=KF + KV).

 Grafiku i kostove totale dhe te ardhurave

Me shtimin e kurbes e të ardhurave, të cilën e supozojmë në rritje në proporcion me rritjen e prodhimit, do të kemi një grafik më të plote dhe më të pasur me element për të shqyrtuar.

Nga grafiku mund të vëmë re kryqëzimin e kurbave e të ardhurave dhe kostove totale e cila na lejon të nxjerrim në pah:

  • B.E.P ku dy vijat kryqëzohen dhe të ardhurat dhe kostot janë të barabarta;
  • Zona e humbjes qëndron poshtë B.E.P d.m.th kostot janë me të larta se të ardhurat;
  • Zona e fitimit (profit) është zona ku të ardhurat janë më të larta se kostot.

Formula e B.E.P

Formula e B.E.P është shume e thjeshte, është e barabarte me raportin e kostove fikse dhe marzhin e kontributit i llogaritur në përqindje:

B.E.P  =Kosto Fikse
Contribution Margin (Marzhi)

Lë të shohim një shembull për ta kuptuar më mire:

 Shoqëria Alfa Sh.p.k   paraqet një situate të pasqyrave financiare si më poshtë (e thjeshtuar)                                                                                                                                               mënyra e llogaritjes

Pra shoqëria arrin B.E.P në momentin që realizon të ardhura të barabarta me 500.000 ALL.

Nëse do të mblidhnim kostot e pasqyrave financiare të shoqërisë Alfa Sh.p.k do të arrihej në konkluzionin se  KV + KF = KT e shembullit tone është e barabarte me 875,000 ALL  dhe kjo shifër nuk arrin të mbulohet nga të ardhurat me vlere 500,000 ALL. Lind pyetja si ka mundësi që një shoqëri që ka kosto totale 875,000 mundet ti mbuloi me një faturim prej 500,000 ALL?

Me larte theksuam që një shoqëri që arrin B.E.P ka EBIT  te barabartë me zero ndërsa në shembullin tonë shoqëria ka një EBIT pozitiv, duke parë grafikun më sipër ne jemi mbi piken B.E.P. lere të provojmë shembullin tone me të ardhura 500,000 ALL:

Nëse tani do bëni diferencën midis të ardhurave the kostos totale rezultati është zero, pra kosto variabile është ulur në proporcion me uljen e të ardhurave siç e kemi shpjeguar më larte, ndërsa kosto fikse nuk ka ndryshuar.

Po sikur shoqëria Alfa Sh.p.k. do të donte te dinte volumin e prodhimit dhe jo faturimin e duhur për te arritur piken zero.

Lind një tjetër pyetje sa nejësi më duhet te prodhoi për të arritur B.E.P. ?

Mund të kemi rastin kur për një shoqëri është me dobishme të dije sa volum/njësi duhet të prodhoi për të arriture piken zero. Kjo i lejon të organizoi mënyrën e punimit më me efikasitet

Supozojmë që  shoqërija jonë prodhon makarona ku një pako prej 1 kg e shet me 50 ALL,

Ta (te ardhurat)  = Q * px

Q = volumi i prodhimit

Px = price (çmimi)

Q= Ta / px >>>> Q = 500,000/50 = 10,000

Pra shoqërisë Alfa Sh.p.k do ti duhej të prodhonte 10,000 pako makaronash për te arritur te mbulonte të gjitha kostot.

Tani qe kemi te gjitha informacionet si te arrijmë në piken zero midis kostove totale dhe të ardhurave të një shoqërie munde të përcaktojmë një EBIT Target

Duke qenë se kemi kuptuar veçoritë e ndryshme të llogaritjes se B.E.P, le të kalojmë në një shkalle më larte. Sa do të duhej të ishte faturimi i shoqërish Alfa Sh.p.k për të pasur një EBIT të barabarte me 100,000 ALL, pra si të arrijmë të parashikojmë ose parallogaritim përfitimin.

Formula do ishte:

B.E.P  =Kosto Fikse + EBIT Target
Contributin Margin

Ne shembullin tone është:

Le të sjellim serish shembullin e mëparshëm dhe te bashkëngjisim rastin me EBIT Target:

Pra për të arritur një EBIT 100,000 ALL shoqërisë Alfa Sh.p.k i duhet të faturoi 900,000 ALL, pra nevojitet një rritje e të ardhurave me 80% dhe në të njëjtën kohe kemi dhe rritjen proporcionale te KV që rriten me 80%.

Kemi arritur ne fund te këtij udhëtimi ne boten e B.E.P. ku na duhej të kuptonim se si ti zbatonim me se miri formula të ndryshme. Analiza e grafikëve dhe shembujt konkret na ndihmojnë për te kuptuar me se mire rëndësinë e B.E.P. 

Shembujt tonë u përqendruan vetëm tek shoqëritë një prodhimesh, po për shoqëritë shume prodhimesh si mund të llogarisim B.E.P.?

Menaxhimi i një biznesi sot kërkon një sasi më të mashe aftësish sesa në të kaluarën.

Scan OR Click

Harta

Kontaktet