info@visionconsulting.al

   +355 69 633 3203   Rr. Panorama n.13, Tirana - Albania

Vision Consulting Sh.p.k

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, tek ne do të gjeni profesionistët e duhur për rritjen e biznesit tuaj.

Vision Consulting Sh.p.k

RRETH NESH

Vision Consulting Sh.p.k, është një shoqëri e themeluar nga një grup profesionistësh me qëllim për të ndihmuar realitetet sipërmarrëse shqiptare dhe të huaja të zhvillohen në territor. Shoqëria operon në fushat e konsulencës financiare, fiskale dhe asaj tregtare, konsulencë në themelimin e shoqërive të reja, konsulencë administrative dhe kontabël. Qasja jonë me klientin karakterizohet nga ofrimi i kompetencave të nevojshme për ta ndjekur atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar shërbime të përshtatura për nevojat specifike të secilit klient, duke optimizuar propozimin tonë profesional për të amplifikuar rezultatet e biznesit.

Kompania përbëhet nga një staf profesionistësh me specializime të larmishme profesionale dhe operative, azhormini i vazhdueshëm profesional i stafit na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë një gamë të plotë e shumë të kualifikuar të shërbimeve.

Kompania ushtron aktivitetin e saj konfront një klientele të larmishme vendase dhe të huaj.

Për këtë kontribuojnë aftësitë e shkëlqyera linguistike të profesionistëve tanë, të cilët janë të aftë për të menaxhuar aktivitetin e këshillimit në shqip, Italisht dhe anglisht.

Ne ofrojmë asistencë për klientët e huaj të cilët dëshirojnë të investojnë në Shqipëri duke nisur që nga themelimi shoqërisë e duke u shtrirë në menaxhimin e aktiviteteve administrative dhe kontabël, asistencë lidhur me shërbimet doganore dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore, duke hequr çdo vështirësi që mund të lindin nga hapja e biznesit në një vend të huaj.

Shërbimet që ofrojmë

Outsourcing dhe përpunim i të dhënave

Shoqëria ofron outsourcing për të gjithë aktivitetet administrative.

Klienti mund të mbështetet në një partner kompetent dhe të besueshëm qe siguron përgjegjësi të plotë për ecurinë kontabël, duke filluar nga emetimi i faturave aktive e deri tek rregjistrimi i ciklit të plotë pasiv e duke u shtrirë deri në mbylljen e bilancit.

Aktivitetet e kryera:

  • Mbajta dhe përpunimi i të dhënave kontabël
  • Emetimi i faturave elektronike aktive
  • Regjistrime arkë, bankë
  • Hartimi i pasqyrave financiare, mbyllje bilanci

Konsulencë, asistencë fiskale dhe administrative

Shërbimi i konsulencës fiskale dhe administrative ka për qëllim të maksimizojë benefitet e klientit.

Përgatitja e deklaratave tatimore për individët dhe kompanitë e të gjitha madhësive do të kryhet me saktësinë dhe kompetencën maksimale dhe gjithmonë do të jetë në përputhje me legjislacionin aktual.

Aktivitetet që zhvillojmë:

  • Përgatitja e dokumentacionit për themelimin e shoqërisë
  • Deklarimi i të ardhurave
  • Deklarimi i Tvsh-së
  • Konsulence fiskale

Corporate finance

Corporate finance është seksioni i financës që merret me studimin se si kompanitë i menaxhojnë çështjet lidhur me burimet e financimit, strukturimin e kapitalit dhe si i marrin vendimet lidhur me investimet.

Corporate finance është e përqendruar kryesisht në maksimizimin e vlerës së shoqërisë përmes planifikimit financiar afatgjatë dhe afatshkurtër dhe zbatimit të strategjive të ndryshme.

Aktivitetet që zhvillojmë:

  • Budget
  • Business plan
  • Analizë financiare, etj.

Në bashkëpunim me ITWorks

Kompania jonë ofron konsulencë dhe platforma software në bashkëpunim me kompaninë e zhvillimit të software ITWorks.
Sistemi i Menaxhimit për Shoqëritë e Sigurimit

Me përvojë të gjerë në dixhitalizimin e shërbimeve të sigurimit personal dhe kompanive, ITWorks ju ofron një platformë për të menaxhuar aktivitetet tuaja të përditshme.

FUNKSIONALITETET / TIPARET:

  • Regjistrimi i Paketës së Sigurimeve: Regjistroni të gjitha paketat dhe shërbimet e sigurimeve që u ofrohen klientëve
  • Konfigurimi dhe Menaxhimi i Shërbimit: Konfiguroni dhe menaxhoni shërbimet e ofruara
  • Regjistrimi dhe verifikimi i klientit: Regjistroni dhe verifikoni klientët
  • Krijimi i llogarisë së klientit: Krijoni llogari të klientëve për të parë shërbimet e marra dhe për të eksploruar oferta shtesë
  • Menaxhimi i dokumenteve dixhitale: Menaxhoni dhe mirëmbani të gjitha dokumentet që lidhen me shërbimin në mënyrë dixhitale.
  • Nënshkrimi dixhital: Aktivizo nënshkrimet dixhitale
  • Blerja e Shërbimit: Lejo blerjen e shërbimit nëpërmjet platformës sonë
  • Gjetësi i degës: Gjeni degët e afërta
  • Integrimi i shërbimeve të palëve të treta: Integrimi me shërbimet e palëve të treta
Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore është një nga platformat kryesore që ofron ITWorks. Kjo platformë ju lejon të menaxhoni me lehtësi të gjitha aspektet e punonjësve tuaj.

FUNKSIONALITETET / TIPARET:

  • Regjistri i Punonjësve: Të dhënat personale, numri i llogarisë bankare dhe të gjitha dokumentet përkatëse të punës
  • Menaxhimi i Pagave: Bazuar në orët e punës dhe të dhënave të tjera të konfiguruara në sistem
  • Menaxhimi i lejeve: Përfshin lejen vjetore, llogaritjen e orëve shtesë dhe menaxhimin e lejeve mjekësore
  • Llogaritja e pagës: Formula dhe mjetet e bazuara në llojin e kontratës dhe ligjet aktuale
  • Fleksibiliteti Ligjor: Përshtatet me ndryshimet në ligjet që lidhen me taksat dhe subjektet e tjera
  • Gjenerimi i Raporteve: Raporte të ndryshme bazuar në të dhënat e marra nga sistemi i BNj
  • Ndryshime sipas kerkeses tuaj: Ky sistem është fleksibël ndaj kërkesave specifike që ju mund të keni
Sistemi Informativ për Laboratorët Mjekësor

LIMS është një softuer që ju lejon të menaxhoni mostrat, rezultatet e testimit dhe të dhënat përkatëse për të përmirësuar produktivitetin e laboratorit tuaj mjekësor. Përdorimi i LIMS si sistemi kryesor i operacioneve tuaja ju mundëson të aksesoni të dhënat kudo që të jeni dhe të kryeni të gjitha detyrat tuaja me efikasitet.

FUNKSIONALITETET / TIPARET:

  • Konfigurimi i fluksit të punës dixhitale: Konfiguro fluksin dixhital të punës së laboratorit tuaj mjekësor, duke përfshirë degët, proceset dhe aksesin e personalizuar të të dhënave.
  • Regjistrimi i klientit/pacientit: Regjistroni klientët ose pacientët në sistem.
  • Konfigurimi i ekzaminimit: Vendosni të gjitha ekzaminimet dhe nënekzaminimet që ofron laboratori juaj.
  • Komunikimi dixhital: Lehtësimi i komunikimit ndërmjet laboratorëve, klientëve dhe përdoruesve të tjerë të sistemit.
  • Efikasiteti Operacional: Rritja e efikasitetit operacional dhe cilësia e të dhënave.
  • Burim i vetëm i së vërtetës: Duke menaxhuar punën dhe rezultatet e punës tuaj nëpërmjet sistemit të LIMS ju mund të mbani një burim qendror dhe të besueshëm të të dhënave.
  • Kontrolli i cilësisë së të dhënave në kohë reale: Monitoroni cilësinë e të dhënave në kohë reale.

Raportimi Elektronik: Gjeneroni dhe aksesoni raportet në mënyrë elektronike.

Leasing i Stafit
Accordion Content

Përparësitë e shërbimeve tona

1

1

Reduktoni kostot fikse dhe ngarkesën e punës me marzhë profiti të ulët.

2

2

Cilësi më e mirë e shërbimeve tuaja, më shumë klientë dhe kalendar tatimor nën kontroll.

3

3

Reduktimi i ngarkesave dhe problemeve që lidhen me menaxhimin e personelit.

Dëshmitë

Kontrolloni se çfarë thanë klientët tanë të kënaqur
5

Vision Consulting Sh.p.k ndjek jetën e kompanisë sonë me pjesëmarrje aktive, konsulencë pune për punonjësit, kontabilitet për detyrimet, konsulencë tatimore, studimin e strategjive korrigjuese siç dalin, me pak fjalë, një bashkëpunim të çmuar dhe shumë profesional për menaxhimin e biznesit. Urime të gjithë stafit që janë gjithmonë miqësorë, të dobishëm dhe super profesionistë. Unë do ta rekomandoja shumë.

5
Na duhej një konsulent që përveç detyrimeve tatimore të na jepte edhe ide operacionale për biznesin. Stafi i Vision Consulting Sh.p.k vazhdon të tregojë disponueshmëri të madhe, kompetencë të lartë dhe shpejtësi shumë të ndjeshme.
5
Përpara se të vendosnim për shërbimin e outsourcing të kontabilitetit, ne kemi hulumtuar shumë dhe kemi zgjedhur të përdorim shërbimin që ofron Vision Consulting Sh.p.k, jemi plotësisht të kënaqur me mënyrën e tyre të kryerjes së punëve.
5

Duke folur për kontraktimin e kontabilitetit do të thotë t'i besosh aktivitetet e dikujt profesionistëve të jashtëm të zgjedhur me kujdes. Kur një kontabilist kontrakton të gjithë ose një pjesë të menaxhimit të tij të kontabilitetit, ai po merr një vendim strategjik për biznesin e tij kryesor. Mund të themi se kemi bërë zgjedhjen e duhur me Vision Consulting Sh.p.k

Pyetje & Përgjigje

Çfarë bëni?

Jemi një kompani BPO (business process outsourcing) e kontabilitetit dhe më shumë, falë kompanive tona partnere, ne operojmë në sektorë të ndryshëm, duke sjellë përvojë të konsoliduar, modele të reja menaxhimi dhe zgjidhje të personalizuara. E gjithë kjo me një objektiv të vetëm: të beje te mundur qe  klientët të saj te jen me konkurrues. Outsourcing i kontabilitetit është një shërbim i Visionconsulting shpk, një kompani me seli në Shqipëri, e krijuar për të ofruar shërbime ne outsourcing dhe mbështetje për biznesin.

Pse të transferojmë kontabilitetin në Shqipëri?

Prej disa vite, Shqipëria është kthyer në një destinacion ideal për kompanitë e huaja (në veçanti kompanitë italiane), të cilat japin ne outsource proceset e prodhimit, operacionet dhe shërbimet e kontabilitetit. Shqipëria është në fakt një vend që ofron një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe profesionale për shumë sektorë. Ekipi ynë i ekspertëve të përzgjedhur të kontabilitetit, është i gatshëm të përpunojë, analizojë dokumentet tuaja, të regjistrojë faturat, kontabilizimin e bankës dhe të përgatisë raporte me kompetencë të plotë profesionale sikur të ishin në zyrën tuaj.

Cilat janë avantazhet e Outsourcing Kontabilitetit në Shqipëri?

Një fuqi punëtore shumë e kualifikuar dhe e specializuar në sektorin e kontabilitetit, e karakterizuar nga një nivel i lartë arsimor dhe njohje e përsosur e gjuhës italiane, në të shkruar dhe në të folur. Kjo garanton komunikim efektiv me zyrat italiane të kontabilitetit. Zgjedhja e outsourcing të kontabilitetit në Shqipëri nëpërmjet një ekipi kontabël ekspertësh do të thotë të transformoni firmën tuaj, duke e bërë atë më efikase dhe konkurruese. Vlera e shtuar e outsourcing të kontabilitetit nuk qëndron vetëm në cilësinë e shërbimit, por edhe në një ulje të konsiderueshëm të kostos. Kështu, outsourcing bëhet një zgjedhje strategjike për të përmirësuar burimet dhe për t’u fokusuar në biznesin bazë dhe konsulencën me vlere te shtuar të studios suaj profesionale, duke siguruar ne te njëjtën kohe përsosmëri dhe lehtësi në shërbimin e kontabilitetit.

Shërbime të tjera

Ne gjithashtu merremi me themelimin e kompanive në territorin shqiptar dhe konsulence fiskale për klientët tanë. Brenda dy ditëve shoqëria është gati për të operuar.

Lajmet dhe artikujt më të fundit

Partnerët

PDF informative?

Merrni më shumë informacion mbi koston dhe procedurën e shërbimit të Outsourcing dhe Kontabilitetit
Subscription Form (#3)

Scan OR Click

Harta

Kontaktet