Industria 4.0 dhe përdorimi i makinerive të vjetra
Çfarë është industria 4.0?
Industria 4.0 është një proces që lind nga Revolucioni i 4-rt Industrial i cili po sjell prodhim të automatizuar industrial në mënyrë komplete dhe të ndërlidhur. Teknologjitë e reja dixhitale do të kenë një impakt të thellë në katër aspekte drejtuese të aktiviteteve.
Çfarë të bëjmë me pajisjet e vjetra?
Një studim i UCIMU (Bashkimi i Konstruktorëve Italianë të makinerive të dobishme) vë në dukje faktin që parku i makinerive të ndërmarrjeve italiane ka një moshë mesatare prej 12 vitesh e 8 muajsh dhe që vetëm pak impiante janë me kontroll numerik (32%), ndërsa ato që mund të integrohen me sisteme informatike janë më pak akoma(2.5% e tyre). Qeveria italiane ka ofruar shumë lehtësira për bizneset në këtë aspekt që nga iper-super amortizimi tek kreditë tatimore, por e gjitha kjo duket se nuk i ka dhënë frytet e pritura, ndoshta sepse ngelet dyshimi ose lind problemi se çfarë të bëjmë me pajisjet e vjetra që janë akoma në gjendje pune.
Kur zakonisht blejmë makineri te reja ose teknologji të re, ato të vjetrat i shesim ose i eliminojmë. Ndonëse zgjedhim opsionin e dytë vlera qe do të përfitojmë nga këto makineri të vjetra do të jetë e barabrtë me 0. Në rastin kur zgjedhim ti shesim ekziston risku që vlera e shitjes të jetë më e vogël se ajo aktuale e makinerisë duke përbërë kështu një minusvalencë, ndërsa në rastet kur arrijmë një plusvalencë do të duhet gjithsesi të paguajmë taksat në lidhje me këtë fitim.
Si rrjedhim lind në mënyrë spontane pyetja se çfarë është më e drejtë të bëjmë me këto makineri. Një zgjidhje e mire do të ishte ajo e transferimit të këtyre makinerive në një shtet tjetër ku mund të jenë akoma të përdorshme dhe performuese. Vendi perfekt për të bërë një operacion të tillë është Shqipëria. Shumë italianë kanë zgjedhur pikërisht Shqipërinë për krijimin e bizneseve të tyre apo zgjerimin e atyre ekzistues duke përfituar nga lehtësirat që ofron Shqipëria shumë kohë më parë se Industria 4.0 të ishte “në modë”.
Duke spostuar makineritë e vjetra në Shqipëri do të gjeni një treg pune që është deri në afro 9 herë më i lirë se ai italian dhe një sistem fiskal që i ndihmon shumë shoqëritë që vendosin të investojnë dhe të prodhojnë në vend. Kështu mundësitë për të rritur marzhin e fitimit dhe për të investuar më shumë në teknologjinë 4.0 zgjerohen më tej. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe si i tillë zotëron karakteristika pozitive që një sipërmarrës duhet me doemos të dijë ti shfrytëzojë:
Duke analizuar kostot dhe shpenzimet, mund të themi që ato përbejnë një prej pikave të forta të përqafimit të opsionit të krijuarit të një biznesi apo dege të re biznesi në Shqipëri. Kostot e prodhimit në vend janë më të ulta në krahasim me vendet e tjera europiane dhe shumë më të ulëta në krahasim me Italinë. Politika fiskale e vendit kuqezi parashikon një sërë lehtësirash dhe përjashtimesh që mund ti njihni më në brendësi me një konsulence fiskale pranë studios sonë.
Krahu i punës në Shqipëri ka përfaqësuar ndër vite motivin kryesor për të cilin shumë investitorë italianë kanë zgjedhur Tiranën apo qytete të tjera shqiptare për aktivitetet e tyre. Më shumë se një milion shqiptar që përbëjnë rreth 33% të popullsisë janë profesionistë të rinj të mirëarsimuar. Mosha mesatare në vend është vetëm 35 vjeç duke e bërë vendin një nga më të rinjtë në Europë dhe përqindja e alfabetizimit është shumë e lartë (97.6%). Një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar është njohja shumë e mirë e italishtes nga të rinjtë shqiptarë, kështu që një biznesmen italian që investon në Shqipëri në shume pak kohë mund të ambientojë nëpunësit me aktivitetin e tij të prodhimit të mirave materiale apo shërbimeve. Rroga minimale në Shqipëri është 34000 lekë ose rreth 300 euro kështu që dhe kostoja e përgjithshme e krahut të punës në krahasim me Italinë është goxha më e ulët, dhe përveç kësaj punëdhënësi nuk ka obligimin e pagesës së rrogës së trembëdhjetë ose TFR (trajtimit të fundit të marrëdhënies së punës) të cilat ekzistojnë në Itali.
Kosto e punës dhe taksimi në Shqipëri
Siç e përmendëm më sipër rroga minimale në Shqipëri është 34000 lekë ose afro 300 euro, dhe ligji parashikon një taksim progresiv në bazën e limiteve monetarë të mëposhtëm:
Të ardhura nga puna me bazë mujore:
- Tatimi mbi të ardhurat bruto të punës së punonjësit
- 0-40.000 lekë (345 euro) tatimi mbi të ardhurat 0%;
- 40.001 lekë, për pagën që tejkalon 40000 lekët:
- 0-30.000 lekë tatim mbi të ardhurat 0%;
- 30.001-50.000 lekë (430 euro) tatim mbi të ardhurat 50%*13% për pjesën e pagës që i kalon 30.000 lekët.
- 0-40.000 lekë (345 euro) tatimi mbi të ardhurat 0%;
- 0-30000 tatim mbi të ardhurat 0%;
- 30001-200000 lekë (1700 euro) tatimi mbi të ardhurat 13%;
- Pjesa e pagës sipër 200000 lekëve (1700 euro) tatimi mbi të ardhurat është 23%.
- 0-40.000 lekë (345 euro) tatimi mbi të ardhurat 0%;
- 40.001 lekë, për pagën që tejkalon 40000 lekët:
- 0-30.000 lekë tatim mbi të ardhurat 0%;
- 30.001-50.000 lekë (430 euro) tatim mbi të ardhurat 50%*13% për pjesën e pagës që i kalon 30.000 lekët.
- 0-40.000 lekë (345 euro) tatimi mbi të ardhurat 0%;
- 0-30000 tatim mbi të ardhurat 0%;
- 30001-200000 lekë (1700 euro) tatimi mbi të ardhurat 13%;
- Pjesa e pagës sipër 200000 lekëve (1700 euro) tatimi mbi të ardhurat është 23%.
- Tatimi mbi të ardhurat bruto të punës së punonjësit.