RRETH NESH

Vision Consulting SH.P.K, është një shoqëri e themeluar nga një grup profesionistësh me qëllim për të ndihmuar realitetet sipërmarrëse shqiptare dhe të huaja të zhvillohen në territor. Shoqëria operon në fushat e konsulencës financiare, fiskale dhe asaj tregtare, konsulencë në themelimin e shoqërive të reja, konsulencë administrative dhe kontabël. Qasja jonë me klientin karakterizohet nga ofrimi i kompetencave të nevojshme për ta ndjekur atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar shërbime të përshtatura për nevojat specifike të secilit klient, duke optimizuar propozimin tonë profesional për të amplifikuar rezultatet e biznesit.

Kompania përbëhet nga një staf profesionistësh me specializime të larmishme profesionale dhe operative, azhormini i vazhdueshëm profesional i stafit na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë një gamë të plotë e shumë të kualifikuar të shërbimeve.

Kompania ushtron aktivitetin e saj konfront një klientele të larmishme vendase dhe të huaj.

Për këtë kontribuojnë aftësitë e shkëlqyera linguistike të profesionistëve tanë, të cilët janë të aftë për të menaxhuar aktivitetin e këshillimit në shqip, Italisht dhe anglisht.

Ne ofrojmë asistencë për klientët e huaj të cilët dëshirojnë të investojnë në Shqipëri duke nisur që nga themelimi shoqërisë e duke u shtrirë në menaxhimin e aktiviteteve administrative dhe kontabël, asistencë lidhur me shërbimet doganore dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore, duke hequr çdo vështirësi që mund të lindin nga hapja e biznesit në një vend të huaj.

alternative

SHËRBIME

Kompania kombinon një vizion multidisiplinar dhe një fokus në sektor të ndryshëm të biznesit, duke ofruar shërbime në outsourcing (mbajtja e kontabilitetit për shoqëri vëndase dhe të huaj, kryesisht italiane), konsulenc fiskale ( këshillime tatimore, mbi tatimet dhe taksat), shërbime këshilluese të shoqërive të lidhura me financat e tyre.

alternative

Outsourcing dhe përpunim i të dhënave

Shoqëria ofron outsourcing për të gjithë aktivitetet administrative. Klienti mund të mbështetet në një partner kompetent dhe të besueshëm qe siguron përgjegjësi të plotë për ecurinë kontabël, duke filluar nga emetimi i faturave aktive e deri tek rregjistrimi i ciklit të plotë pasiv e duke u shtrirë deri në mbylljen e bilancit. Aktivitetet e kryera:

  • Mbajta dhe përpunimi i të dhënave kontabël
  • Emetimi I faturave elektronike aktive
  • Regjistrime arkë, bankë
  • Hartimi I pasqyrave financiare, mbyllje bilanci.
alternative

Konsulencë dhe asistencë fiskale e administrative.

Shërbimi i konsulencës fiskale dhe administrative ka për qëllim të maksimizojë benefitet e klientit. Përgatitja e deklaratave tatimore për individët dhe kompanitë e të gjitha madhësive do të kryhet me saktësinë dhe kompetencën maksimale dhe gjithmonë do të jetë në përputhje me legjislacionin aktual. Aktivitete e kryera:

  • Përgatitja e dokumentacionit për themelimin e shoqërisë
  • Deklarimi I të ardhurave
  • Deklarimi I Tvsh-së
  • Konsulence fiskale.
alternative

Corporate finance

Corporate finance është seksioni i financës që merret me studimin se si kompanitë i menaxhojnë çështjet lidhur me burimet e financimit, strukturimin e kapitalit dhe si i marrin vendimet lidhur me investimet. Corporate finance është e përqendruar kryesisht në maksimizimin e vlerës së shoqërisë përmes planifikimit financiar afatgjatë dhe afatshkurtër dhe zbatimit të strategjive të ndryshme. Aktivitetet e kryera:

  • Budget
  • Business plan
  • Analizë financiare, etj.

STAFI YNË

Partnerët

alternative

Erion Nexha

Partner

alternative

Lediana Shabani

Partner

Bashkëpunëtorët

alternative

Julia Vasili

alternative

Dajana Kola

alternative

Kostandin Tase

CONTACT